Përtej zërit; një botë.

Ne besojmë se çdo individ ka një zë unik dhe një histori për të treguar. Prandaj, qasja jonë është gjithëpërfshirëse, funksionale dhe thellësisht njerëzore – përtej terapive tradicionale.

Çfarë ofrojmë

Shërbimet

01

Screening logopedik

Screening logopedik është një vlerësim fillestar i të folurit dhe gjuhës që ndihmon në identifikimin e mundësive të zhvillimit ose sfidave të hershme në komunikim. Ky shërbim është i rëndësishëm jo vetëm për fëmijët me vështirësi të dukshme, por edhe për ata që zhvillohen normalisht, pasi lejon monitorimin e progresit dhe zhvillimit në kohë, duke siguruar ndërhyrje të hershme kur është e nevojshme. Logopedi, në bazë të rezultateve, vendos nëse do të vazhdojë me një vlerësim më të detajuar logopedik dhe jep rekomandimet përkatëse.

02

Konsulta logopedike

Konsulta logopedike është një mbështetje profesionale për prindërit ose klientët/pacientët që përballen me vështirësi në të folur, gjuhë ose procesin e ushqyerjes. Synon që sfidat të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ofruar udhëzime konkrete dhe strategji praktike.

Gjatë konsultës, klienti/pacienti ose prindi udhëhiqet në mënyrë të sigurt drejt përmirësimit, duke marrë këshilla të bazuara në studime shkencore dhe strategjitë më të mira. Ky shërbim është veçanërisht i dobishëm për të kuptuar rrugën e trajtimit, për të vendosur prioritetet dhe për të ndërtuar një plan të qëndrueshëm.

03

Vlerësimi logopedik

Vlerësimi logopedik mund të jetë i përgjithshëm ose i specializuar sipas problematikës së fëmijës ose të rriturit. Ai zgjat rreth 45 minuta deri në 1 orë. Përfundimet e vlerësimit diskutohen me prindin ose klientin/pacientin dhe dokumentohen me raport të shkruar. Bazuar në këtë vlerësim, vendoset nëse do të fillojë procesi i seancave terapeutike dhe si do të strukturohet programi individual.

04

Seanca terapeutike

Seanca terapeutike është procesi i drejtpërdrejtë i trajtimit logopedik, i bazuar në rezultatet e vlerësimit. Çdo seancë është e individualizuar dhe zgjat 35–45 minuta, në varësi të nevojave dhe moshës së klientit. Disa çrregullime lejojnë zhvillimin e seancave online (teleterapi), si p.sh. belbëzimi.

Gjatë seancës përdoren metoda dhe teknika të bazuara në studime shkencore për zhvillimin e aftësive të komunikimit, të folurit, gjuhës, zërit ose gëlltitjes. Tek fëmijët, seancat mund të përfshijnë lojëra dhe ushtrime funksionale për të stimuluar motivimin dhe përqendrimin.

Secila seancë është një hap drejt përmirësimit, dhe progresi monitorohet rregullisht për të siguruar rezultate efektive dhe të qëndrueshme.

05

Teleterapia

Terapi online për çrregullime të caktuara dhe për klientë që nuk mund të ndjekin seancat në klinikë.

06

Plan individual mbështetës

Në klinikën tonë, planet e punës në shtëpi ofrohen për të gjithë klientët/pacientët. Për klientët që ndjekin terapi, është thelbësore përmbushja e ushtrimeve të dhëna, pasi përkushtimi individual është çelësi i progresit të qëndrueshëm. Pa këtë punë të vazhdueshme, edhe seancat në klinikë nuk mund të japin rezultat maksimal. Ne funksionojmë si një ekip i bashkuar, ku logopedi dhe klienti/ pacienti punojnë së bashku për të zhvilluar aftësitë dhe për të forcuar potencialin e komunikimit.

Tejzë dhe ju jeni partnerë përballe sfidës dhe tejkalimit të saj.

Për klientët që nuk ndjekin terapi, por dëshirojnë një plan ndihmues, ofrojmë udhëzime të strukturuara dhe strategji të qarta për t’i lehtësuar dilemat dhe për të përmirësuar aftësitë e të folurit, gjuhës dhe komunikimit.

Logo-02

Logo-02Logo-02Logo-02Logo-02Logo-02
Logo-02Logo-02Logo-02Logo-02Logo-02

Çfarë trajtojmë...

Çrregullimet e të folurit

  • Çrregullimet e artikulimit
  • Çrregullimet fonologjike
  • Çrregullimet e fluencës (si belbëzimi etj)
  • Çrregullimet e zërit
  • Apraksia e fëmijërisë

Çrregullimet gjuhësore

  • Vonesa në zhvillimin e gjuhës
  • Zhvillimi i fjalorit
  • Gjuha ekspresive dhe receptive
  • Komunikimi social dhe pragmatik

Çrregullimet e gëlltitjes dhe ushqyerjes

  • Ushqyerja pediatrike
  • Disfagia
Çrregullimet neuromotore
  • Afazia
  • Apraksia
  • Disartria
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Compare ×
Let's Compare! Continue shopping