
Rreth Tejzë
Tejzë ka një mënyrë ndryshe për të qenë pranë… duke u kujdesur për tejzat tuaja vokale dhe emocionale, me një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit tuaj.
E vendosur në zemër të Tiranës, klinika logopedike Tejzë është një praktikë private e drejtuar nga një logopede, e përkushtuar për të ofruar shërbime profesionale (në fushën e komunikimit, gjuhës, të folurit dhe gëlltitjes) dhe të personalizuara për femije, adoleshente dhe te rritur.
Çdo sfidë kalohet ose përmirësohet me fokus në mjekësinë funksionale, jo atë tradicionale. Misioni i përditshëm është të lehtësojmë vështirësitë që pengojnë shprehjen, me profesionalizëm dhe humanitet, si dhe të mbështesim çdo individ në rrugëtimin e tij drejt zhvillimit dhe vetëbesimit.
(01)Screening logopedik
Vlerësim i hershëm për të identifikuar sfidat ose potencialin e zhvillimit të komunikimit, edhe kur nuk ka vështirësi të dukshme.
(02)Konsultë logopedike
Udhëzime profesionale, strategji praktike dhe mbështetje e sigurt për prindër dhe klientë/pacientë.
(03)Vlerësim logopedik i detajuar
Analizë e thelluar dhe raport profesional për ndërtimin e një plani terapeutik të personalizuar.
(04)Seanca logopedike
Seanca individuale 35–45 minuta, të bazuara në nevojat dhe moshën e klientit, me metoda shkencërisht të provuara.
Kush qëndron pas Tejzë?
Megi është logopede (specialiste e gjuhës dhe të folurit) e licencuar, me interes profesional dhe përvojë klinike në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve të të folurit, gjuhës, ushqyerjes dhe gëlltitjes. Ka përfunduar me medalje të artë studimet Bachelor dhe Master Shkencor në degën e Logopedisë, në Universitetin e Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.
Formimi i saj profesional mbështetet në një bazë të fortë teorike dhe praktike, i ndërtuar mbi standarde akademike dhe klinike bashkëkohore. Praktika klinike bazohet në evidencë (evidence-based practice), duke integruar të dhënat shkencore aktuale, përvojën klinike dhe nevojat individuale të klientit/pacientit. Megi është e përkushtuar ndaj studimit të vazhdueshëm profesional, përdor instrumente vlerësimi të standardizuara dhe metoda terapeutike të testuara shkencërisht.

Logopedia për të nuk është thjesht një profesion, por një dashuri e madhe dhe një zgjedhje e vetëdijshme. Fjala dhe komunikimi kanë qenë gjithmonë pasioni i saj, ndaj çdo rast e trajton me vëmendje maksimale, përkushtim dhe ndjeshmëri.
Fusha të rëndësishme të aktivitetit të saj janë çrregullimet neuromotore (apraksi, disartri), çrregullimet e zërit dhe rrjedhshmërisë, si dhe çrregullimet e funksioneve orale. Këshillimi, mbështetja dhe trajtimi, që nga foshnjat që ushqehen me gji, kalimi në ushqime solide (të forta), eleminimi i zakoneve si mbajtja e biberonit apo gishtit në gojë, rrjedhja e pështymës dhe ushqimit nga goja apo gabime në artikulim tek mosha pediatrike e deri tek të rriturit.
Qasja klinike ndërtohet mbi individualizimin e terapive. Çdo rast klinik trajtohet në mënyrë individuale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në vlerësim funksional të detajuar, formulim të planit terapeutik të personalizuar dhe monitorim sistematik të progresit, me synimin për të optimizuar aftësitë komunikuese dhe cilësinë e jetës.
E Hënë – E Premte
09.00 – 17.00
Pushimet zyrtare, e shtuna dhe e diela janë ditë pushimi. Çdo ndryshim në orar duhet të njoftohet të paktën 24 orë më parë, si nga ana e logopedit ashtu edhe nga klienti.
Kontrata e Shërbimit
Në kliniken logopedike Tejzë, çdo proces terapeutik fillon me firmosjen e një kontrate shërbimi, e cila përcakton qartë llojin dhe frekuencën e shërbimeve logopedike, të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve (logopedit dhe klientit/ pacientit) dhe procedurat për anulime ose ndryshime.
Qëllimi i kontratës është të sigurojë bashkëpunim të qartë, të sigurt dhe të strukturuar, duke mbështetur progresin e vazhdueshëm të klientit/ pacientit gjatë gjithë procesit terapeutik. Në këtë mënyrë klienti/ pacienti ndihet i mbrojtur dhe i sigurt, duke garantuar një proces të rregull terapeutik.

