Filozofia jonë
Téjz/ë,-a
emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t)
1. Term në anatomi: tejzat e zërit/ kordat vokale, inde muskulore të vendosura në laring, që vibrojnë për të prodhuar tinguj.










Përtej zërit, një botë.
Në Tejzë, nuk punojmë vetëm me fjalë dhe tinguj, punojmë me njerëz, histori dhe potencial. Ju japim një dorë të sigurt për të zbuluar versionin tuaj më të mirë dhe, përtej zërit tuaj, të rrugëtoni në këtë botë me besimin që ju çon drejt një jete të jetuar bukur dhe cilësisht.
Çdo hap, vlerësim dhe proces terapeutik ndërtohet me kujdes, duke vlerësuar zhvillimin drejt më të mirës, me vëmendje të veçantë ndaj nevojave unike të secilit individ.
Ne besojmë se progresi i vërtetë lind nga detajet, nga dëgjimi i kujdesshëm dhe nga një qasje njerëzore që vendos individin në qendër.
Njoftim i rëndësishëm
Në klinikën tonë nuk ofrohet ndërhyrje terapeutike për fëmijët me Çrregullim të Spektrit të Autizmit. Duke qenë se shërbimet ofrohen nga një logopede e vetme, pa mbështetjen e një ekipi multidisiplinar, nuk janë të plotësuara kushtet për një vlerësim dhe ndërhyrje gjithëpërfshirëse, siç kërkohet për këtë çrregullim.
Përgjegjësia profesionale dhe etike na udhëheq që çdo fëmijë të marrë mbështetjen më të përshtatshme dhe të plotë. Për këtë arsye, familjet orientohen dhe referohen drejt strukturave të specializuara që ofrojnë shërbime multidisiplinare.

